Zyrtare: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën e demarkacionit

Lista Serbe ka marr vendim që mos me qenë e pranishme në seancën e sotme, ku pritet të bahet ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e ka konfirmue ekskluzivisht për Indeksonline, Slavko Simic.

“Lista Serbe nuk ka me marr pjesë në procesin e vendimmarrjes të marrëveshjes, e cila duhet të miratohet në takimin e sotëm. Ky asht qëndrimi zyrtar i grupit tonë parlamentar”, ka thanë ai.