Zyrtare nga Vatikani: Qe kur bahet kremtimi i 38 martirëve shqiptarë

Nga: Angelo Massafra, Arqipeshkev Metropolitan i Shkodrës dhe i Pultit

Mbas nji kohe relativisht të gjatë, me nji punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të tanve: besimtarë, laikë dhe institucione, për me arritë deri në përmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tash solemnisht me shpallë datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijëve tanë.

Në letren që Ati Shejte, Papa Francesku na ka dergue përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit ka me qenë 5 Nandor 2016. Prej kësaj date, virtyti heroik i tyne ka me u Naltue në altaret e mbarë Kishës Universale. Vendi i kremtimit ka me qenë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër

Riti i Lumnimit ka me u udheheqë nga Kardinali per Cashtjen e Shejtëve, Eminenca e tij Angelo Amato.