Zyrtare: PDK cakton kandidatin për kryetar të Drenasit

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas, ka caktue kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që kanë me u mbajtë me 4 Dhetor 2016.

Sot, mbas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit me qenë Ramiz Lladrovci.