Zyrtare: Suspendohen 4 zyrtarë të Qendrës Korrektuese për rastin Dehari

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës ka shqiptue masën e suspendimit për katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, mbas inspektimit të procedurave te ndjekuna me rastin e vdekjes së të burgosunit Astrit Dehari.

Lajmin e ka ba të ditun përmes nji komunikate për medie, Ministria e Drejtësisë.

Në komunikatë asht thanë se:

“Inspektorati i kësaj ministrie, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale”.

Si pasojë e këtyre neglizhencave, janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”