Zyrtare: Suspendohen 4 zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjet asnji veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do t’ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, por për shkak si thuhet  neglizhencës procedurale ka suspendue katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërgue raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekuna me rastin e vdekjes së të burgosunit Astrit Dehari.

“Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjet asnji veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre kishte me qenë nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikue disa neglizhenca procedurale.

Si pasojë e këtyne neglizhencave janë iniciue procedurat disiplinore ndaj nji zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve po ashtu u asht shqiptue edhe masa e suspendimit si masë paraprake”, thuhet në njoftim.