Zyrtare: Thaçi shkon n’Amerikë, takohet me Mike Pence

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër ka me udhëtue për në Vatikan, ku t’Ejten do të pritet në nji audiencë nga Papa Françesku.

Thaçi ka me falënderue Atin e Shejtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhanë popullit të Kosovës në periudha të ndryshme dhe rolin e tij  në promovimin e paqes në botë.

Presidenti Thaçi ka me informue Atin e Shejtë për proceset politike në vend, mbas krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë takim, Presidenti Thaçi po ashtu ka me bisedue me Papa Françeskun për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe procesin e normalizimit të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Mbas takimit me Papa Françeskun, Presidenti Thaçi ka me udhëtue për në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Thaçi ka m’u pritë në takim nga Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mike Pence.

Në këtë takim ka m’u diskutue për tema të ndryshme me interes të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi ka me kërkue vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi ka me kërkue po ashtu përfshimjen e SHBA’ve në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si nji garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

Shperndaje në: