Zyrtarët e BE’s “bajnë hajgare” me pare. Qe sa ka shpenzue veç për nji natë Presidenti i Komisionit Europian

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka shpenzue plot 27 mijë euro për nji natë në Romë.

Huffingtopost shkruen se kjo shifër asht harxhue për nji mbledhje “urgjente” që ai ka pasë në Romë, ku ka ndejt dy ditë dhe nji natë.

Të dhanat janë ba të dituna nga OJF spanjolle, Açes Info, e cila qysh prej vitit 2015 kishte kërkue te dhana mbi shpenzimet e komisionarëve europianë.

Brukseli bani shumë rezistencë për me dhanë shifra. Nga të dhanat, rezulton që Juncker ka shpenzue 26.958 euro për udhëtimin në Romë, nga të cilat 25.000 euro ka kushtue vetëm avioni charter.

Megjithatë, Juncker nuk asht i vetmi pjesëtar i Komisionit që shpenzon shifra marramendëse për udhëtime pune.

Federica Mogherini ka shpenzue plot 75 mijë euro gjatë nji vizite tre ditore në Iran.