Zyrtarët e naltë po e fshehin pasuninë

Deklarimin e pasunisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit këtë vit kanë pasë për obligim me e ba 4200, por vetëm 4125 prej tyne e kanë ba këtë, ose rreth 98.3%.

Por për vlerën e pasunisë së tyne këta zyrtarë vendosin vetë. E se sa munden me qenë reale shifrat e deklarueme, tregon analisti Artan Demhasaj, përfaqësues ligjor në Organizatën Joqeveritare “Çohu“.

Demhasaj thekson se pasuria e tyne nuk korrespondon me pagat që marrin.

Simbas formularëve të deklarimit të pasunisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarët e naltë kanë pasuni të paluejtshme, pasuni të trashëgueme nga familja, pare të gatshme dhe vetura luksoze.

Drejtori i AKK’s, Hasan Preteni, thotë se mbas Qershorit ka me u hedhë shorti për verifikimin e 20% të formularëve të pasunisë, mbi të cilët ka dyshime.

Preteni nuk e mohon mundësinë e keqpërdorimeve rreth deklarimit të pasunisë nga ana e zyrtarëve, afati i të cilit ishte gjatë Marsit.