Zyrtari amerikan vjen me mesazh për Opozitën!

yeee

Zavendësndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Çashtje t’Europës dhe Euro-Azisë, Hoyt Brian Yee, u ka ba thirrje politikanëve në Kosovë që të heqin dorë nga dhuna, sepse kjo, ka thanë ai, po e damton shumë Kosovën dhe po e kthen mbrapa.

“Asht me randësi të ndalet përdorimi i dhunës, gazi lotsjellës dhe koktejet e mollotovit. Kjo mënyrë asht abuzim me pushtetin dhe mjetet politike.

Asht e randësishme të kuptohet se përderisa vendet e rajonit po ecin përpara, Kosova le që po rri në nji vend, por nganjiherë po shkon edhe mbrapa me veprimet e papërgjegjshme të politikanëve.

Bashkësia ndërkombëtare, e bashkueme po u ban thirrje liderave politik t’i zgjidhin mosmarrëveshjet.

 
Kësaj klime duhet t’i vijë fundi”, ka thanë Yee, në nji intervistë për Klan Kosova.