Zyrtari i AAK’s – Mustafës: Banu njiherë i sinqertë

Zyrtari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës për deputet, Muharrem Nita, i ka kërkue kryeministrit Isa Mustafa, që vetëm njiherë të bahet i sinqertë dhe të thotë nji emën të nji zyrtari të vetëm të AAK që asht instalue në institucione apo që asht në pushtet.

Postimi i plotë i Nitajt:

Kryeministër, edhe humbja e ka një farë dinjiteti

Kryeministri akoma në detyrë, Isa Mustafa, paska shkruar se “PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione”. Isa Mustafa, bëhuni njëherë i sinqertë dhe thuajeni vetëm një emër të një zyrtari të vetëm të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet. Ju e dini që AAK ka qenë në opozitë qe tri mandate dhe nuk ka qenë AAK-ja ajo që i ka pushtuar bordet e agjensitë, universitetet shërbimet diplomatike, e deri te ministritë, siç po bëhët edhe në këto grahmat e fundit të qeverisë suaj! Ne e kuptojmë që jeni me vaj në buzë, por edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti.