Zyrtari i AAK’s: Qe n’dorën e kujt asht zhbllokimi i institucioneve

blerimkuciii

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thanë se konstituimi i institucioneve nuk ka me u vonue siç kishte ndodhe mbas zgjedhjeve të vitit 2014, megjithatë ai ka thanë se asht edhe në dorën e opozitës, (e që simbas tij janë Lëvizjes Vetëvendosje dhe të koalicioni LDK-AKR), që mos me pastë bllokadë institucionale.

Ai ka thanë për lajmi.net se edhe subjektet opozitare duhet ta mbështesin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), mbasi ky post në aspektin kushtetues i takon këtij koalicioni.

“Nuk ka me zgjatë shumë çashtja e konstituimit të institucioneve, por kjo çashtje sigurisht se asht edhe në dorën, kushtimisht po e them, të opozitës. Në aspektin kushtetues PAN’it i takon kryetari i Kuvendit dhe duhet të lëvizet tutje. Kurse, sa i përket konstituimit të Qeverisë asht nji procedurë ligjore, ku çdo njani e ka afatin e vet”, ka deklarue Kuçi.