Zyrtari i BE’s në takim me Halitin: Vetëm demarkacioni asht kusht për vizat!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po qendron për vizitë zyrtare në Bruksel, për me pa nga afër ecuninë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA).

Gjatë vizitës në Bruksel, Haliti asht takue së pari me kryetarin e Komisionit Parlamentar Europian për marrëveshjen e MSA’s me Kosovën, Tonino Picula.

Gjatë diskutimit për liberalizimin e vizave, Haliti dhe Picula kanë vlerësue se Kosova ka përmbush krejt obligimet dhe se ka mbetë vetëm edhe çashtja e ratifikimit të demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Po ashtu në këtë takim janë diskutue edhe çashtje të mbrendshme organizative që kanë të bajnë me Komisionin e përbashkët Parlamentar, Haliti dhe Picula janë bashkëkryetarë.

Gjatë vizitës në Bruksel, Haliti, do të ketë takime edhe me zavendëspresidenten e Parlamentit Europian, Ulirike Lunacek dhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon.