Zyrtari i LDK’s befason me këto dy zgjidhje për zhbllokimin e situatës

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK, Sadri Ferati, i ka ftue palët të reflektojnë karshi formimit të institucioneve të vendit.

Në nji intervistë për “Epokën e re”, ai ka thanë se në situatën në të cilën jemi, të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, janë dy zgjidhje, ose duhet të votohet kandidati i PAN’it, ose duhet të shkohet në zgjedhje të reja.