Zyrtari i naltë i AKR’s: VV e LDK të arrijnë marrëveshje, ose na…

Kryetari i Kuvendit të AKR, Fatmir Matoshi, gjatë nji prononcimi për Indeksonline, i fton LDK’n e VV’n që të reflektojnë sa ma shpejt në mënyrë që me mujt me u zhbllokue vendi.

“Nuk mendoj që na jemi tue mbajtë peng shtetin, se na i kemi 4 deputetë dhe përgjegjësinë na e kanë dhanë qytetarët secilit me përqindje dhe me numër të deputetëve. Mendoj që kishte me qenë mirë që me reflektue ata që i kanë 32 apo 23 deputetë, sepse ata munden me pasë rol ma të madh. Por, nëse vjen puna te deputetët tanë, mendoj që roli ynë ka me qenë konstituiv dhe pro votimit të kësaj situate. Na po ftojmë ata që i kanë 32 e 23 deputetë, me reflektue, sepse nuk asht në rregull kur i ke kaq deputetë dhe me mendue interesin e partisë dhe me mbajtë vendin e bllokuem”, ka thanë Matoshi.

Ai shton se në rast se arrihet nji marrëveshje mes këtyne dy subjekteve politike, atëherë AKR ka me mbështetë fuqishëm atë. Në të kundërtën, ai thotë se ata kanë me kqyrë me gjejë nji marrëveshje tjetër.

“Mendoj që ata duhen me mendue pak ma seriozisht. Oferta jonë vazhdon të mbes edhe për VV edhe për LDK, por pritet reflektimi i tyne, ata duhen me dalë jashtë interesave të partive të veta. Nëse ka nji marrëveshje mes tyne, atëherë na e mbështesim fuqishëm atë marrëveshje. Por, nëse ata përfundimisht nuk kanë ndonji marrëveshje, atëherë na duhemi me gjetë nji marrëveshje tjetër”, ka shtue ai.

Shperndaje në: