Zyrtari i naltë i Nismës: Nesër zgjedhet kryeparlamentari, ndërsa Qeveria…

Qeveria e ardhshme Kosovës ka me dalë në votim javën e ardhshme, ka thanë deputeti i nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Ky i fundit në nji prononcim për ‘Indeksonline’, ka ba me dije se tashma janë sigurue numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Megjithatë, ka thanë se partnerëve të koalicionit i duhet edhe pak kohë, por jo ma larg se javën e ardhshme.

“Sa i përket formimit të qeverisë, besoj se duhet edhe pak kohë. Besoj se javën qe vjen formohet Qeveria. Të Hanën ose të Martën. Ose ma saktësisht Kosova ka me u ba me qeveri javën e ardhshme”, ka thanë Shala.