Zyrtari i PDK’s flet lidhun me debatin për ministrin Rikalo

PDK

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Izmi Zeka, ka komentue debatin që po zhvillohet këto ditë rreth Ministrit të ri të Bujqësisë, Nenad Rikalo, transmeton Rrokum.TV

Shkrimi i tij:

Këto ditë po ka debat rreth Ministrit të ri të Bujqësisë z.Nenad Rikalo.
Nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve e sidomos me dëshmitar të gjallë atëhere këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë.Përveq largimit nga qeveria që është problem më I vogël ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojn hetimet ndaj tij.
Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që I ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare.
Organet e hetuesisë duhet të fillojn pa humbur kohë për rastin e tij

Shperndaje në: