Zyrtari i rrejshëm i KFOR’it arrestohet, sa veta mashtroi

B.Haziri i dyshuem për mashtrimin e 8 qytetarëve të Kosovës, asht arrestue sot n’orën 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Ai asht arrestue në kohën sa ishte tue u përpjek për me mashtrue edhe viktimën e radhës A.Q nga Ferizaj, raporton gazetablic.com

B.Haziri ishte paraqit rrejshëm si i punësuem zyrtar në nji nga kampet e KFOR’it, në Prishtinë, thuhet në njoftimin e PK’s.

Në krejt rastet i dyshuemi u ka marrë para në vlerë prej 3 mijë e 500 deri në 5 mijë euro.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet t’arrijë në 26,000 €uro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuemit i asht shqiptue masa e arrestit policor prej 48 orësh, për me u dërgue më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.