Zyrtari ukrainas e jep nji lajm qysh Rusia mundet me njoftë Kosovën!

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, Zavendëskryetari i Kuvendit të Gadishullit të Crimea’s, Refat Chubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, ka me  njoftë pamvarësinë e Kosovës për me ruejt pushtetin e saj në Crime.

Chubarov ka thanë që forcat e mëdha tash janë ne pazar, dhe askush nuk e di se si kanë me përfundue në këtë mozaik.

“Tashmë ka plane për me shkëmbye Kosovën për Crimenë. Rusia tash në mënyrë aktive kerkon mundësi për bashkëpunim ma të ngushtë me Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, në të njajtën kohë tue ruejt interesat e tyne” ka thanë Chubarov.

Ndër të tjera ai ka thanë që Rusia ka me qenë e gatshme për kompromis dhe koncesione në mënyrë që me fitue pushtetin mbi Crime’në.

Chubarov ka thanë se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me nji pjesë të territorit që përpiqet me u nda, përveç, simbas tij, qendrimi i Serbisë asht ma i favorshëm për shkak se ajo ka arritë  me ruejtë nji dialog me Kosovën, ndërsa Crimea nuk ka mundësi për këtë, shkruen Radiokim.