Zyrtarisht Serbia garon për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’s me Vuk Jeremic

Serbia zyrtarisht e ka nji kandidat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme, ai asht Vuk Jeremic, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Jeremic ka thanë se asht “nder dhe privilegj me përfaqësue vendin në këtë konkurs ndërkombëtar, dhe kam me ba ma t’mirën për me paraqit Serbinë sa ma mirë”.

“Na kemi mundësi me ngrit reputacionin e vendit tonë në botë dhe unë kam me dhane gjithçka që mundem dhe me tane fuqine time kam me ba më t’mirën”, tha ai.

Jeremic shtoi se prezantimi i kandidatëve në New York ka fillue sot.

Ai shpreson se ka me marre mbështetjen e shumicës së vendeve, tue shtue se pjesëmarrja në këtë garë për postin e Sekretarit të OKB’s nuk ka me qene e lehtë.

Kujtojmë, se Jeremic ka qenë ministër i jashtëm i Serbisë dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s, të zgjedhun me 8 Qershor 2012.