Zyrtarizimi i shqipes, kjo asht deklarata e Zaev

Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri i Maqedonise, Zoran Zaev, tha se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve e avancuem përdorimin e gjuhëve të krejt bashkësive etnike në vend dhe se të gjitha pikat e këtij ligji janë në përputhje me Nenin 5 të Kushtetutës së RM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Propozim ligjin e dërgojmë në Kuvend për votim, ku mbasi të miratohet, ka me u çue në Komisionin e Venedikut. Me këtë ligj ka me u zgjanue përdorimi i gjuhës, të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve, që nënkupton se në institucione ata kane me fole në gjuhën e tyne amtare’, deklaroi Zaev.