Zyrtarizimi i shqipes nis me 5 Shtator, ky asht veprimi i Grubit!

Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin zyrtarizohet gjuha shqipe në nivel të organeve shtetnore, përfundimisht nis rrugëtimin procedural drejt miratimit në Kuvendin e Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit për Çashtje Europiane, deputeti i BDI’s, Artan Grubi, ka thirrë seancë të këtij komisioni për me nisë shqyrtimin publik të këtij ligji të shumëpritun dhe të shumëpërfolun.

Grubi me opinion.al ka nda ftesën zyrtare të komisionit që ai e drejton në Kuvend me të cilin fillon procesi përfundimtar për procesin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Seanca publike ka m’u mbajt të Martën, më 5 Shtator 2017, me fillim prej ores 10:00 në sallën Boris Trajkovski në Kuvendin e Maqedonisë.

 

Shperndaje në: