Zyrtarizohet homoseksuali i parë që udhëheqë ushtrinë amerikane!

Senati amerikan unanimisht ka aprovue Eric Fanning si Sekretar të Ushtrisë, tue e ba atë liderin e parë homoseksual që udhëheq nji degë të shërbimit të Ushtrisë Amerikane.

Fanning ma herët kishte punue nën sekretariatin e Forcës Ajrore dhe gjithashtu ishte udhëheqës i stafit të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter.

Pozita e tij e re u konfirmue mbasi liderat e Pentagonit bindën senatorin Pat Roberts se tashma asht shumë vonë për administratën që të transferojë të burgosun nga qendra e paraburgimit në Guantanamo në Cubë, për në shtetin e tij, Kansas.

Roberts kishte blloku nominimin e Fanning për muej të tanë, për ta theksue kundërshtimin e çfarëdo transferimi të mundshëm e të burgosunve në burgun ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas.