Zyrtarizohet kontrata për autobusat e ri të Prishtinës

Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht ka nënshkrue kontratën me kompaninë fituese për furnizimin e 51 autobusëve të trafikut urban.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë nji konference për media ka fol rreth nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban.

“Nji proces i stërzgjatun që përfundimisht po finalizohet mbas kalimit të garancionit në Kuvendin e Kosovës. Në bashkëpunim me BERZH’in shpallëm fituesin dhe nënshkruem kontratën për autobusët e ri. 51 autobusët e ri do të jenë në transportin publik. Due me i potencue disa gjana; T’i kthejmë sa ma shumë njerëz në transport publik, në vend që t’i kemi 50 kerre, atëherë atë kemi me i zavendësue  me nji autobusë. Autobusët janë të standardit “euro 6”, standard modern”, ka thanë ai.

Simbas planit financiar kostoja e biletës ka me reflektue edhe me blemjen e autobusëve të ri, ka potencue Ahmeti.