Zyrtarja amerikane e ‘nxenë’ ngusht Vucic’in, kjo asht arsyeja!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot ka zhvillue nji takim me zyrtaren e naltë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Millard.

Në këtë takim ai ka folë për prioritetet e Serbisë.

Vucic ka deklarue se synim i shtetit serb mbetet integrimi në Bashkimin Europian, stabiliteti rajonal dhe dialogu me Prishtinën tue gjet nji zgjidhje afatgjate nga e cila dy vendet do t’ishin të kënaquna.

Zavendës ndihmës sekretarja e përgjithshme për çashtje europiane, Millard ka kërkue llogari nga Presidenti serb për djegien e ambasaës amerikane në Serbi në vitin 2008 mbas shpalljes së Pamvarësisë së Kosovës.

Gjithashtu ajo kërkoi detaje edhe për vrasjen e vllazenve Bytyçi në vitin 1999.

Tutje, zyrtarja amerikane tha se Serbia ka me pasë përkrahjen e Amerikës në rrugën europiane.

Simbas saj, për SHBA’n asht i randësishem roli konstruktiv i Serbisë.

 

Shperndaje në: