20 persona për me transportue njeriun ma të trashë në Colombia

Njeriu ma i trashe në Colombia e thirri nji ekip prej 20 personave dhe nji zjarrfikëse për me transportue në nji spital për humbje peshe.

Mbas konsumimit të brumave për gjatë tanë jetës, 44 vjeçari Vasquezz Morales, i cili peshonte rreth 400 kg u paralajmërue se nëse nuk humbte peshë, kjo ka me i kushtue me jetë.

Kur zjarrëfikësit lokalë kanë ndëgjue për situatën e tij, ata kanë shkue me ndihmue për transportimin e 44 vjeçarit në spitalin e specializuem. Ai tani ka me iu nënshtrue trajtimit nga mjekë e dietologë përpara se me krye kirurgji stomaku.

Morales filloi me krijue nvarësi nga ushqimi mbasi ra në nji gjenjde depresioni si pasojë e vdekjes së prindërve të tij.