A e parashikoi Michael Jackson vdekjen e Prince!

Michael Jackson e ka urrye Prince si dhe e parashikoi vdekjen e tij të parakohshme.

Burime nga Radar kanë publikue nji regjistrim të zbuluem së fundmi i cili tregon se Michael nuk ishte mik i Prince, madje ai parashikoi se ky i fundit do të kishte edhe nji vdekje të parakohshme.

Në kasetat e marra nga The Mirror, janë regjistrue pjesë të biografisë së Moonwalker’it, në vitin 1988.

Aty ai asht shpreh gjithashtu edhe me fjalë të randa për kolegun e tij.

“Nuk më pëqlen të krahasohem me Prince më të n’asnji drejtim . Unë e kam provu veten time që kur kam qenë i vogël. Kjo nuk asht e drejtë”, ka thanë Jackson.

“Ai ndjen se unë jam kundërshtari i tij. Shpresoj që të ndryshojë sepse do të lendohet.

Prince asht tipi që mundet me ba vetëvrasje”, ka paralajmërue Michael.

Megjithatë, pamvarësisht mënyrës së njajtë të vdekjes dhe jetëgjatësisë së tyne, për të dy mund të thuhet se ishte humbje e parakohshme.

 

princjacson