A i keni pa policet qysh kcejnë hip-hop!

Nji grup policësh ka habit nji turmë teksa ka nisë me kcye hip-hop, në nji koncert kampionati në Zelandën e Re.

Video asht publikue në rrjetin social “Facebook”, në profilin e policisë.

Video asht pa ma shumë se nji milion herë në 24 orët e fundit.

Kjo nuk asht hera e parë që policët në Zelandën e Re tregojnë aftësitë e tyne edhe në kërcim.

Në fillim të këtij viti ata kcyen në nji fushatë “Runnin Man”, ku edhe atëherë video e tyne u ba menjiherë virale.