Autobusët n’Britani me mbishkrimin ‘Subhan Allah’

london-bus

Autobusët në Britaninë e Madhe do të mbajnë nji sllogan që lavdëron Allahun.

Qinda autobusë do të mbajnë posterin ku shkruhet “Subhan Allah”.

Këto postera do të shfaqen në Londër, Manchester, Leicester, Birmingham dhe Bradford, ku numri i besimtarëve myslimanë asht i madh.

Nisja e kësaj fushate perkon me “Muejin e Ramazanit” që nis në Qershor.

Në këtë muej të shejtë besimtarët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfnit.