Avioni solar n’fluturim rreth globit, qe ku shkon!

Avioni solar “Solar Impuls 2”, ka fluturue drejt Oklahomas, mbasi kaloi etapën ma të re në rrugën rreth e qark botës.

Avioni fluturoi n’aeroportin nderkombëtar “Tuls”, t’Ejten rreth orës 23:15 minuta simbas kohës lokale.

”Solar Impuls 2”, i prodhuem në Zvicër, kishte fluturue ma parë nga aeroporti ”Phoenix Goodyear”.

Ky avion e filloi rrugën rreth globit në Mars të vitit 2015, tue u nis nga Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkueme Arabe.

Në rrugëtimin e tij, ai u ndal në Oman, Mianmar, Kinë dhe Japoni.

Mbas Oklahomës, pritet që avioni të bajë të paktën edhe nji ulje në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, para se të niset në kalimin e Atlantikut drejt Europës apo Afrikës Veriore.