Barack Obama kallxon me nji video interesante se çka ka me ba mbas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama në fund të vitit ka me u largue nga Shtëpia e Bardhe.

Se çka ka me ba ai mbas largimit nga detyra, kane dale mendime të ndryshme.

Në darkën e fundvitit me Korrespodentë e tij të Shtëpisë së Bardh, udhëheqësi amerikan i ngacmoi ata për planet e tij të ardhshme, dhe në nji video të postueme ku shihet se si ai e përshkruen veten, sapo të largohet nga posti i Presidentit nga “Shef dhe Komandant” në “Komandant i shtratit”.

Gjatë fjalimit të tij në darkë e së Shtunës, Presidenti aludoi për jetën mbas Shtëpisë së Bardhë dhe tha ftoi mysafirë për me pa nji klip në nji ekran të madh.

Ajo filloi në nji Zyrë Ovale, Obama tue shikue raportet televizive dhe tue thane se ka me qendrue në Washington D.C. për dy vjet mbas Presidencës së tij.

obama

Obama i thotë Joe Biden se ai ma nuk ka me mund me luejt golf çdo ditë, e Biden e sugjeroi që ai me marr licencën e tij për trajner të nji ekipi sportiv.

obama1

Gjatë videos, ai e sheh se grueja e tij Michelle e ka harrue telefonin e saj dhe ai e merr dhe e ban nji video interesante në snapchat’in e saj.

obama4 obama5

Michelle e këshillon Obama’n me fole me dikend rreth daljes në pension.
Për ma shumë kqyrne videon ma poshtë.

obama6 obama7 obama8