Britania nisi ndërtimin e luftanijes ma të madhe në botë, ka me mbajtë emnin e Mbretneshës

Anmiqtë e britanikëve duhet me u mendue dy herë para se me sulmue vendin, shkruen “Daily Mail”.

Shkrimi i saj i referohet faktit se Britania e Madhe ka nise ndërtimin e luftanijes ma të madhe në botë.

Ajo ka me u quejt “Mbretëresha Elizabetë” dhe pritet me qene gati në 2020-n.

“Titani i oqeaneve”: Projekti për ndërtimin e saj ka me kushtue 8 miliardë euro.

Ajo ka me qene 284 metra e gjatë dhe me peshë 72 mijë tonë.

“Ka me qenë arma më e fuqishme në’botë”,- thotë kapiteni britanik Simon Petitt.

britani britani1britani3