SKANDAL: Bushi tronditë Amerikën, çka bani ai në shërbimin përkujtimor në Dallas

Vetëm kur u dok se ish-presidenti George W. Bush ishte në nji distancë të mjaftueshme dhe të sigurt nga sytë e publikut, ai shkaktoi nji “skandal” tjetër.

Bahet fjalë për nji vallëzim të tijin gjatë nji shërbimi përkujtimor për oficerët e vramë të policisë në Dallas, SHBA, ditë ma parë.

Si shkruejnë mediat e hueja, tue shijue muzikën pak si tepër, Bush rrezikoi prishjen e tanë disponimit të zymtë, mbasi kishte vallëzue “pak si tepër”, në “zinxhirin” e krijuem ndërmjet personaliteteve kryesore të SHBA.

Si edhe mund të shihet Bush, përcjell Telegrafi, në të djathtë kishte gruen e tij Laura, të ndjekun nga Joe Biden dhe bashkëshortja e tij.

Bush nuk mund të përmbante veten dhe madje u përpoq për me nxit të tjerët të bashkohen me të.

E Michelle Obama ishte viktima e parë, dhe Barack gjithashtu ndjeu efektet nga nji lloj lëvizje të valëzueme, që veçse kishte fillue.