Çka thuhet për kompleksin turistik t’Eskobarit të Balllkanit!

Këto ditë, kur Klemend Balili asht emni ma i përfolun në median shqiptare, përveç tij, po flitet shumë edhe për resortin turistik, Santa Quaranta në Sarandë.

Ky asht me shumë gjasë kompleksi ma i mirë turistik në Shqipni, pronë e familjes Balili.

N’inaugurimin e tij ishin disa zyrtarë të naltë të shtetit shqiptar, që e vlerësuen si shembullin ma të mirë të zhvillimit të turizmit.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka postue nji video nga resorti, me këtë shenim:

“Nje udhetim fantastik brenda ambjenteve luksoze dhe te mrekullueshme te kompleksit me te mire turistik ne Shqiperi, Santa Quaranta ne Sarande. Vizitojeni vetem njehere dhe nuk keni per ta harruar kurre…”

Simbas disa mediave, prania e zyrtarëve të naltë në inaugurim po nxjerr në pah edhe se me kanë asht i lidhun Balili, i njohun si Eskobari i Ballkanit.

Kurse në rrjetet sociale ka nis humori: “Në qeveri po zihen sepse nuk i ndajnë dot se të kujt janë kriminelët”.