Çoheni natën prej gjumit, qe çfarë selame ju çon trupi

A ju ndodh me u çue prej gjumit natën? Me siguri që po.

Këto selame ju përcjell trupi, mvarësisht prej kohës kur iu del gjumi.

Nëse çoheni midis orës 23:00 dhe 01:00 mbas mesnate:

Zgjimi në këtë kohë do me thanë që hani ushqim tepër të randë dhe tepër të yndyrshëm dhe se asht koha me i ndryshue shprehitë e ushqimit. Gjithashtu kjo do me thanë se me vete i mabi emocionet negative si hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetes dhe i të tjerëve.

Nëse çoheni midis orës 01:00 dhe 03:00 mbas mesnate:

Trupi ju tërheq vërejtjen me ndryshue ushqimin dhe me zvogëlue pimjen e alkoolit. Edhe kjo kohë asht e lidhun me mbajtjen e emocioneve të këqija.

Nëse çoheni midis orës 03:00 dhe 05:00 para mëngjesit:

Kjo asht shejë se i keni mushknite tepër të ngarkueme me ajër të ndotun apo me shprehinë si p.sh. shprehia e pimjes së duhanit, por edhe me ushqimin e randë.

Nëse çoheni midis orës 05:00 dhe 07:00:

Zgjimi në këtë kohë do me thanë që trupi ju asht dehidrue dhe i mungon uji, por keni edhe ndjenja të padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuem dhe ndjenja e pasigurisë.
Gjithashtu, kjo mundet me qenë edhe selam që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten.