DiCaprio dhe Nina Agdal romancë në Mykonos!

Leonardo DiCaprio nuk ka të ndalun me romancat e tij.

Edhe pse kanë disa javë që banë publike lidhjen e tyne tash aktori fitues i çmimit “Oskar” DiCaprio dhe modelja e “Victoria’s Secret” Nina Agdal vazhdojnë me qenë në fazën e tyne t’ambël.

Mbas nji turi të pushimeve n’Europë, të dy janë fotografue teksa shkëmbenin puthje dhe përqafime në ishullin e Mykonos në Greqi.

Leonardo dhe Nina mendohet se kanë fillue me u takue në fillim të Qershorit, mbasi ata janë pa së bashku në New-York.

Nina asht modelja e fundit në nji listë të gjatë të vajzave bjonde me Leon.

Ai ma parë ka pasë nji lidhje me supermodelen braziliane Gisele Bundchen.

Më pas ai pati nji lidhje me modelen izraelite Bar Refaeli.

Nderkohë, Nina ka pasë nji romancë të shkurtë me vokalistin e grupit “Maroon 5”, Adam Levine.