E jep lajmin Koci: Vucic takohet me përfaqësues të Speciales!

Avokati i njohun kosovar, Arianit Koci, ka shkrue në Facebook se Presidenti i Serbisë po realizon takime me përfaqësues të Gjykatës Speciale, ndërsa liderët politik kosovarë s’kanë kurrfarë informatash rreth saj.

 

“Derisa Presidenti serb, Aleksandar Vucic, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihme gjithëpërfshimëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin ma të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale asht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës”, ka shkrue Koci.

Koci ka shtue se nuk ban me qendrue duarkryq kur pala serbe po ban gjithçka që asht e mundun për me kundërshtue pamvarësinë e Kosovës dhe njollos Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Interesi i jonë asht m’u hetue çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqit në raportin e Dick Martyt. Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuem, me këtë rast po mendoj nē mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në populli serb, po punojnë aktivisht kundër pamvarësisë së Kosovës.

Të njajtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK’s me njollosë sa ma shumë”.