E kryejti me sukses “misionin” e parë, anija ma e madhe në botë

Anija ma e madhe lundruese në botë , e quejtun edhe si “Hoteli ma i madh në Europë”, e cila gjatë fundjavës asht nis nga Franca për në Britani të Madhe, ka mbërri në portin e Southampton.

Kjo anije, e cila kushton nji miliard dollarë, ka kapacitet për me strehue 6.780 pasagjerë dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit.

Asht krahasue me nji qytet lundrues, i cili përmban 2.747 dhoma private, 20 restorante, 23 pishina dhe nji park me ma shumë se 10.000 bimë dhe 50 pemë.

Anija në fjalë quhet “Harmonia e Detit” dhe asht përshkrue si e përbame nga shtatë lagje ku përfshihet kinemaja, shëtitorja, zonat sportive, dhe për të rite asht nji vend argëtimi, lokale trajtimi, SPA, fitnes, etj.

E gjatë 362 metra, “Harmonia e Detit” vlerësohet që si ma e madhe se Kulla Eiffel, dhe si anija ma e gjanë lundruese që asht ndërtue deri më tani.

Ajo tani ka me iu nënshtrue përgatitjeve për udhëtimin e saj inaugurues me pasagjerë me 22 Maj në Rotterdam.

anija1 anija3 anija4 anija5 anija6 anija7