Edhe nji shfaqje tjetër me temë – Kosovën

Në Beograd, ka me fillue me u shfaq drama teatrale “Mur ii Berlinit”, ku paraqet nji vështrim të nji autori serb për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Qysh thuhet në nji njoftim të Teatrit të Dramës në Beograd, shfaqja paraqet kërkesën e shqiptarëve dhe serbëve për mbijetesën, pasionin dhe dashnin.

Kjo shfaqje, për dallim nga të tjerat, ka me u realizue veç nga autorë e protagonist serbë.

Tema që ka me u trajtue në këtë shfaqje, bazohet në nji improvizim të nji ngjarje të vitit 1999.

Shfaqja “Muri i Berlinit” asht ba nga regjisori serb Milan Neskovic.