Ekspertimenti me bostanin qe u ba live n’Facebook

bostani

Ma shumë se 3 milionë njerëz panë në “Facebook” shpërthimin e nji bostani.

Dy reporterë të Buzzfeed, vendosën ma shumë se 500 llastikë gome në bostan për të pa shpërthimin live në transmetimin në Facebook.

“Facebook live” asht nji risi e rrjetit social që u jep mundësi përdoruesve të transmetojnë për ndjekësit e tyne.

Gazetarët, të veshun me kostume të bardha, vendosën llastikët e gomës njani mbas tjetrit derisa ndodhi shpërthimi.

Ky eksperiment mori ma shumë se 45 minuta për me u performu, i cili arriti shifrën e nji milionë shikuesve.
Që prej atëherë video asht pa miliona herë.