Ekspozita “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë” hapet në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë

Në Tiranë asht hap ekspozita “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë” në Muzeun Historik Kombëtar.
N’emën të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ka fole Prof. Dr. Ismet Salihu, i cili në fjalën e tij hapëse tha se këto fotografi tregojnë nji segment të pushtetit serb që ka kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe kërkoi që shteti me veprue simbas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.

Duke falënderuar pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë Muzeun Historik Kombëtar që mundësoi hapjen e kësaj ekspozite në Tiranë, autorja Ramosaj u shpreh se në këtë ekspozitë janë të pasqyruara krimet të cilat janë bërë mbi shqiptarët, duke përmendur masakrën mbi familjen Jashari n? Prekaz, maskarën e bërë në Burgun e Dubravës e shumë masakra të tjera”, thuhet në njoftim.

Ekspozita asht e hapun deri me 17 Prill.

 

ekspozita1 ekspozita2