ErotikaLand, ky asht parku i parë seksual n’botë!

Çdo gja në mënynë e këtij parku do të ketë lidhje me seksin.

Në vitin 2018, në Brazil pritet të hapet ErotikaLand, nji park i dedikuem vetëm për seksin.

Ashtu si pritej, parku ka ngjall shumë diskutime, për shkak se banorët thonë se zona e tyne do të kthehet në kryeqytetin e seksit.

Ata që udhëtojnë drejt këtij parku do kenë mundësi me eksplorue nji muze të seksualitetit dhe do të marrin këshilla mbi perdorimin e kondomit.

Investitorët thonë se e vetmja gja që nuk do të bajnë njerëzit në park, ka me qenë penetrimi seksual.

Epo të paktën jo mbrenda në park.

Biznismeni Mauro Morata thotë: “Ky nuk do jetë nji vend për murgesha, por na nuk po rikrijojmë Sodomën dhe Gomorran”.

Ai thotë se parku do ketë nji kinema 7D, me ndenjëse që dridhen.

Po ashtu do ketë nji “tren kënaqësie”.

Gjithashtu pishina dhe parku ujor kanë me qenë vetëm për nudistët.

Në park mund të shijoni nji xhiro me kerr në formë penisi dhe mund të blini afrodiziakë.

Investitorë thonë se parku ka me ofrue nji qasje të shëndetshme për seksin dhe ka me vitalizue ekonominë e rajonit.

Pagesa për me hy ka me qenë 100 dollarë.

2-parku

 

3-parku