“Fast 8” me skena prej nji vendi të ndaluem të botës!

fast8

Do të jetë “Fast & Furious 8” (Fast 8) filmi i parë me buxhet të madh dhe filmi i dytë që merr lejen për me u xhirue në Kuba që nga momenti i permisimit të marrëdhanieve midis këtij shteti dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Për këtë arsye, për këtë ndodhi të rrallë produksioni i filmit ka lansue nji video kushtu qytetit dhe njerëzve atje.

“Fast 8” ka me ruejtë traditën e serive të maparshme të garave emocionuese e vendeve ekzotike, tue përfshi edhe Islandën.

Filmi me skenar të Chris Morgan dhe regji të F. Gary Gary, i cili pritet me dalë në Prill të vitit 2017, do të ketë këtë kast aktorësh: Vin Diesel, Dwayne “The Rock” Johnson, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, “Ludacris”, Lucas Black, Kurt Russell, Jason Statham, Charlize Theron, Kristofer Hivju dhe Scott Eastwood.