Fustani i Diana’s n’ankand me nji çmim mbretnor!

Muejin e ardhshëm, nji nga fustanet ikonë te princeshës Diana ka me dalë n’ankand dhe pritet me u shitë me nji çmim mbretnor rreth, $ 145,000, raporton revista “People”.

Fustani i kaltër asht dizajnue nga Catherine Walker posaçërisht për vizitën e princeshës n’Austri në vitin 1986, por ajo e ka vesh dhe disa herë të tjera mbas.

Princesha Diana e shiti fustanin në New York në vitin 1997, tre muej para se të vdiste dhe në vitin 2013 fustani asht shit perseri nga Kerry Taylor Auctions për $ 131,000.

Me 14 Qershor, shtëpia e ankandit ka vendos me shitë por me nji vlerë mbi $ 117,000.

 

3-dianafustan

 

3-dianafustan