Fustani i merr flakë tue performue në rrugë, u shpëtue nga kalimtarët

Në nji rrugë në Melbourne të Australisë, performuesja u përfshi nga flakët, derisa po jepte shfaqje e rrethuene me qiri.

Në momentin kur fustani i ka marrë zjarr, artistja ka fillue me bërtit por kalimtarët e rastit kanë mendue se asht pjesë e shfaqjes. Nji nga ta e mori seriozisht dhe filloi me ia derdh langun që e kishte në dorë, e mbas tij njajtë vepruen edhe shumë të pranishëm tjerë.

Mësohet se ajo ka pësue disa djegie në trup, por që nuk kanë pasoja të mëdhaja për shëndetin.