Harta e animueme e gjuhëve indoeuropiane shquen shqipen!

gjuhet

Redaktorët e Bussines Insider kanë publiku nji animacion interesant të hartës që paraqet si u zhvilluen e u përhapën gjuhët indoeuropiane.

Për këtë hartë thonë se janë meritorë biologët nga Universiteti i Oklahomës me në krye Quentin Atkinson, të cilët këtë studim interesant e realizuen në Gusht të vitit 2012.

Simbas përfundimeve të tyne stërgjyshe e gjuhëve indeoeuropiane ishin ato antaliote, nga të cilat pastaj me kohë u lindën gjuhët baltosllave, përkatësisht indoiraniane.

Se çfarë ndodhi pastaj tregon animacioni, por para se ta shikoni ta dini se me të nuk pajtohen absolutisht të gjithë ekspertët.

Nuk janë të gjithë të nji mendje rreth embrionit të gjuhëve indoeuropiane.

Do përmend se hipotezës ‘Antaliane” i kundërvihet ajo “Kirgiane”, simbas të cilës me to së pari u shërbyen njerëzit nga Stepet e Pontit.

Për këtë arsye ndoshta “pema e ardhshme e gjuhëve indoeuropiane” nuk do të jetë plotësisht e saktë, por pamvarësisht nëse harta ka disa mangësi (për këtë do të thonë fjalën njohuritë e ardhshme), e vlen të shikohet, meqë animacioni zbulon si ndodhi “shpërthimi gjuhësor” n’Europë e Azi.