Japonezët s’ndalen, frik me ‘trenin e padukshëm’

trenijaponez

100-vjetorin e saj, kompania hekurudhore japoneze “Seibu Railwey” do të festojë në vitin 2018 me futjen e kompozicionit të ri të trenave të cilët do të jenë “të padukshëm”.

Për dizajnin e trenave të rijë, pergjegjës asht Kazuo Sejima, arkitekti i njohun japonez, i cili shpesh angazhohet për të punue sipërfaqet me shkëlqim, të tilla si qelqi, mermeri apo metali.
Tue pas parasysh se trenat udhëtojnë në mjedise të ndryshme natyrore, ai ka mendu se do të ishte mirë që ata të përshtaten me vendin ku kalon dhe për këtë ai ka vendos që treni jashtë të jetë i mbuluem me qelq gjysë-transparent.

Treni, i cili do të ketë 8 vagonë, në linjat hekurudhore japoneze pritet të paraqitet mbas dy vitesh.