Kalon me krejt trupin në reketën e tenisit që asht veç 31 centimetra!

Nji ekspert kinez i arteve marciale, e ka nji aftësi të veçantë. Ai ban manovra në reketën e tenisit.

I veshun me kostume tradicionale të zeza, ky njeri i njoftun vetëm si Wanglei, e kalon tanë trupin nëpër hapësirën e zbrazët të reketit.

Në videon e publikueme, djali nga Kina fillimisht demonstron disa lëvizje ‘kong-fu’, e ma mbas e rrotullon dorën.

Pastaj, ai shihet tue e kalue në të njajtën kohë shpinën dhe kambët, nëpër hapësinën që asht e gjanë vetëm 31 centimetra.