Kjo asht kufja që ka me përkthye në kohë reale!

Ndodh që për shkak të gjuhëve të ndryshme të mos kuptohemi apo të vihemi në veshtirësi me persona apo grup personash që duhet të ndertojmë komunikim.

Mesa duket evoluimi dhe teknologjia i dhanë zgjidhje edhe këtij shqetësimi.

Vihet në dispozicion pajisja që do të përkthejë në kohë reale.

Bahet fjalë për “Pilot” nga Waverly Labs.

Këto pajisje të vogla teknologjike pritet me dalë në treg këtë Vjeshtë.

Ato do të mundësojnë komunikimin në dy gjuhë të ndryshme, midis dy personave, tue e kuptue kjartë njani- tjetrin.

Kufjet gjithashtu mund të perkthejnë fjalime live.

Kështu që nëse e mbani pajisjen në vesh teksa jeni tue fol me nji francez, do e ndigjoni çdo gja në gjuhën tuej dhe ata do ju ndigjojnë në frëngjisht.

Të dy komunikuesit duhet të vendosin “Pilot” gjatë bisedës me njani-tjetrin, megjithatë kompania do t’i shesë ato si nji palë e vetme, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni.

 

2-kufjaaa