Kjo mund të bahet gjuha ma e re zyrtare e BE’s!

begjuha

Asnji anëtar i vetëm nga 28 shtetet e Bashkimit Europian, që kanë nji popullsi totale prej 508 milionë banorë, nuk ka votue në favor të anëtarësimit të Turqisë.

Por turqishtja mund të bahet gjuha ma e re zyrtare e Bashkimit Europian.

Deputetët votuen për të mbështet iniciativën e presidentit të Qipros, Nikos Anastasiades, i cili i kërkoi Presidencës holandeze të BE’s, ta bante turqishten nji nga 24 gjuhët zyrtare të bllokut, në mënyrë që të rriten përpjekjet për të arritë nji marrëveshje ribashkimi në ishullin mesdhetar.

Ky veprim, që pritet të shtojë 25 milionë paund në buxhetin vjetor të BE’s, ka zemëru kritikët të cilët natën e kalueme thanë se ishte nji provë e matejshme që pranimi i Turqisë në BE asht “i garantuem”.

Ata thanë se edhe pse Komisioni Europian do të duhet të ratifikojë vendimin, treguesit e maparshëm, si presionet nga Qipro dhe ato për pranimin e Turqisë, do të sigurojnë miratimin e saj.