Kjo pilote amerikane bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Malachowski

Nicole Malachowski (The USA Air Force) asht pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila 17 vite ma parë, pikërisht më 24 Mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë.

Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA’ve.

Asht shqu për përsosmëni të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nepër qendra të banueme, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, asht dekoru me medaljet e çmimet ma të nalta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si nji heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo asht shque për përsosmëni të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nepër qendra të banueme, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Besohet se Nicole asht nji grue e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femën amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që asht pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe n’analet e historisë amerikane të fluturakëve, tue u rendit e suksesshme dhe me vlera të spikatuna mes pilotëve burra.

Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (Mars-Qershor 1999-78 ditë) si dhe 10 ditë n’Irak (Prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femna pilote.

Nga këto vetëm 71 prej tyne shërbejnë me aeroplanët fluturakë.

“Unë, thotë Nicole, do të baj detyrën, pamvarësisht se mund të jem vendos edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që ni femën të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”.
Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuni në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosuna në Kosovë zgjati 78 ditë dhe perfundoi me fitoren e NATO’s.

Ajo asht konsideru si lufta ma e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.